Më 28 shkurt 2026 nisën sulmet “parandaluese” të SHBA-Izrael ndaj Iranit. U raportua vrasja e ish-liderit suprem Ali Khamenei dhe shumë zyrtarëve të lartë iranianë. Vendi udhëhiqet tanimë nga Mojtaba Khamenei. Pas javësh tensione, Presidenti amerikan, Donald Trump ofroi plan paqeje me 15 pika, me Pakistanin ndërmjetës, por Teherani e refuzoi.
Trump ka shtyrë deri më 6 prill vendimin për goditjen e infrastrukturës energjetike iraniane, duke deklaruar se bisedimet po ecin mirë, ndërsa paralajmëron Iranin të arrijë një marrëveshje “para se të jetë tepër vonë”. Izraeli ka kryer sulme të gjera në Teheran, ndërsa Iran ka goditur me raketa dhe dronë objektiva në Izrael dhe baza të lidhura me SHBA-të në Gjirin Persik; janë raportuar sulme edhe në Bejrut dhe ndërhyrje mbrojtëse në Arabinë Saudite. Çmimet e naftës janë rritur dhe tregjet financiare kanë rënë./kb
