Vite më parë, në zyrat e diplomacisë në Bratislavë, një kërkesë zyrtare e Shqipërisë për njohjen e Kosovë u prit me një përgjigje që fliste më shumë se çdo deklaratë politike. Sot, në të njëjtin vend, Kosova kthehet jo me kërkesa, por me fitore — duke prekur ëndrrën e madhe të Botërorit.
Siç rrëfen gazetari Erl Murati, gjatë kohës kur Lulzim Basha mbante postin e ministrit të Jashtëm, ai zhvilloi një takim zyrtar me homologun sllovak Miroslav Lajčák në Bratislavë.
Në përputhje me praktikën diplomatike të Shqipërisë, ndër çështjet e ngritura ishte edhe kërkesa formale për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sllovakia.
Reagimi i Lajçak, sipas Muratit, ishte i pazakontë:
“Zoti Ministër, siç e dini, ky vend quhet Bratislavë, që ndryshe përkthehet ‘vëllezërit sllavë’…”
Një fjali e shkurtër, por që reflektonte qartë pozicionin e Sllovakisë ndaj Kosovës.
Sot, vite më vonë, historia duket sikur ka marrë një kthesë ironike. Kosova ka arritur një fitore të rëndësishme pikërisht në Bratislavë, në një moment kyç drejt realizimit të ëndrrës për kualifikimin në Kupën e Botës.
Triumfi në “shtëpinë” e deklaratave diplomatike kundërshtuese shndërrohet kështu në një simbol të ri: nga refuzimi politik, në triumfi në fushën e lojës.
Në Bratislavë, aty ku u artikulua një qëndrim i ftohtë diplomatik, sot u shkrua një kapitull i ri krenarie sportive për Kosovën.
Postimi i plotë i Erl Muratit:
