Kryeministri britanik Keir Starmer uroi të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar për një Krishtlindje të lumtur, duke theksuar rëndësinë e familjes, miqve dhe komunitetit.
Në një video të publikuar të mërkurën, Starmer nënvizoi vlerat kristiane të Krishtlindjes: paqen, bamirësinë dhe mirësinë ndaj të tjerëve. Ai falenderoi punonjësit e NHS-së, shërbimeve emergjente dhe forcat e armatosura, që vazhdojnë të punojnë gjatë festave për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Kryeministri gjithashtu inkurajoi njerëzit të kujdesen për të afërmit dhe fqinjët, veçanërisht ata që ndihen të vetmuar ose kanë nevojë, duke theksuar se kjo është thelbi i Krishtlindjes.
Nga familja e tij te e juaja, Starmer uroi një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar./mxh
