Ariana Grande ka folur për herë të parë për Mac Miller, 7 vite pas vdekjes së tij.
Gjatë një bisede Chapman University, ajo tregoi sesi Mac, me të cilin ishte e lidhur, ndikoi në muzikën e saj. Ajo u shpreh se ishte “shumë mirënjohëse” që ai i kishte thënë “të guxonte” dhe të krijonte muzikë pop me ndikim R&B.
32-vjeçarja shpjegoi se inkurajimi i tij ishte arsyeja që ajo ishte “aq entuziaste” për t’i kërkuar të bashkëpunonin në këngën “The Way.”
“Jo vetëm sepse ai ishte i përsosur për këngën, por edhe sepse ndieja që duhet ta falënderoja që gjeta tingullin tim.”
Grande dhe Miller bashkëpunuar sërish në 2016 me “My Favorite Part” dhe remix-in e këngës “Into You.”
Ata e konfirmuan lidhjen në 2016 dhe i dhanë fund dy vite më vonë. Pas 4 muajsh, ai vdiq tragjikisht në moshën 26-vjeçare nga një mbidozë.
Këngëtarja ndau një dedikim prekës në rrjetet sociale për ngjarjen e trishtë.
“Të admirova që ditën kur të njoha kur isha 19 vjeçe dhe gjithnjë do ta bëj. S’mund ta besoj që nuk je më këtu. Nuk arrij ta kuptoj. Ne folëm për këtë. Shumë herë. Jam shumë e nxehur, shumë e trishtuar, nuk di ç’të bëj. Ti ishe miku im më i shtrenjtë. Për shumë kohë. Mbi gjithçka tjetër.”
Ajo shprehu keqardhjen që s’mundi “ta rregullonte” ose “t’i largonte dhimbjen.”
“Doja vërtet. Njeriu më i mirë, më i ëmbël me djaj që s’i meritonte. Shpresoj të jesh mirë tani. Pusho.”
Grande ka realizuar disa homazhe ndaj tij ndër vite pasi feston ditëlindjen e Miller, ka bërë tatuazh emrin e qenit të tij dhe flet pak për të në këngën “Thank U, Next.”/ K.M
