Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza të rënda ka firmosur dorëheqjen e disa zyrtarëve në Bashkinë e Tiranës.
Sot u bë me dije se Veliaj ka shkarkuar dhe nënkryetarin e Bashkisë Blendi Sulaj. Sulaj ka reaguar pas shkarkimit nga kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj.
Sulaj ka falenderuar punonjësit e Bashkisë, të cilët sipas tij kanë punuar jo në kushte normale pune. Ai ka bërë me dije se tani do të përkushtohet në sfidën elektorale në mbështetje të PS-së dhe kandidates Ogerta Manastriliu për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
“Te nderuar miq
Prej nje viti kam mbajtur postin e n/kr per kontrollin e territorit ne bashkine e Tiranes . Dua te ndaj me ju vleresimin maksimal per N/kryetaret drejtoret e drejtorive ,shefat e sektorit dhe cdo punonjes te thjeshte te bashkise se Tiranes. Jane njerez qe punojne me shpirt cdo dite per ti sherbyer qytetareve dhe shpesh jo ne kushte normale pune.
Dua te falenderoj kryeministrin Rama per besimin dhe mbeshtetjen qe me dha gjate kesaj kohe ku udhehoqem lirimin e hapesirave publike dhe prishjen e ndertimeve pa leje.
Me padurim dhe plote me energji do te perkushtohem ne sfiden elektorale ne mbeshtetje te PS dhe kandidates Ogerta Manastirliu.
Tirana e bukura e shqiptareve per te cilen do punojme te gjithe.
Faleminderit!”, shkruan Blendi Sulaj./k.m
