Last Updated on 02/09/2026 by EL
Ka përfunduar pas më shumë se katër orësh mbledhja e zhvilluar ditën e sotme te Vila e Kuqe në Sauk mes socialistëve, ndërsa janë zbuluar porositë e dhëna ditën e sotme nga kryeministri Rama për ministrat dhe drejtuesit politikë.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë mbledhjes është prezantuar nga secili drejtues politik një kalendar për “Orën e Pranisë Besnike”, në sajë të të cilit priten të zhvillohen takime në terren me qytetarët. Një pjesë e këtyre takimeve mësohet se do të nisin këtë fundjavë, ku në terren pritet të dalin deputetët dhe zëvendësministrat të cilët do të takohen me qytetarët, për të diskutuar shqetësimet e këtyre të fundit./et
