Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se 97% e buxhetit të mbrojtjes nga viti 2025 është ezauruar totalisht.
“Hera e parë që në akt normativ buxhet fundviti kemi një rritje të buxhetit të mbrojtjes. Kemi 97% të buxhetit të mbrojtjes 2025 totalisht të ezauruar. Sa herë na akuzoni për keqmaxhim dhe vjedhje, duhet të kujtoni këtë fakt: Ulje të borxhit dhe ulje të deficitit. Këto janë dy kriteret e mirëqeverisjes. Një tjetër element tjetër ka të bëjë me kompensimet e dëmeve të zjarreve të vitit 2025. Falë këtij akti normativ kemi mundur të ezaurojmë edhe kompensimet për bashkitë e prekura nga zjarret. Kjo është fotografia e qeverisjes sonë, më pranë qytetarëve në nevojë dhe të linjëzuar me angazhimet tona sa i përket rritje së buxheteve të mbrojtjes, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare dhe sovranitetin tonë teknologjik”,-tha Vengu./Kb
