Teksa u shpall gruaja më e bukur në botë për vitin 2026, aktorja e njohur e Hollwood Anne Hathaway ka shkëlqyer në tapetin e kuq në premierën botërore të filmit të saj të ri thriller psikologjik, “Verity”.
Anne Hathaway tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur pasi është në pritje të fëmijës së saj të tretë.
Ajo mbante të veshur një fustan të zi elegant dhe me shkëlqim të krijuar me porosi nga Prabal Gurung, të cilin e kombinoi me bizhuteri nga Bulgari.
Hathaway, e cila gjithashtu prodhoi filmin, tha se këtë rol nuk e kishte berë kurrë më parë,
“Një mundësi e jashtëzakonshme për të bërë diçka që nuk kam bërë kurrë më parë. Kështu që e lexova skenarin dhe mendova, ok mbase mund ta bëj edhe nëse nuk jam bjonde”, tha aktorja, Anne Hathaway.
Në tapetin e kuq asaj iu bashkuan edhe kolegët protagonistë të filmit, Dakota Johnson e cila shkëlqeu me një fustan të bardhë nga Calvin Klein dhe Josh Hartnett, si dhe shkrimtarja e romanit, Colleen Hoover. Hathaway dhe Johnson treguan një kimi të jashtëzakonshme dhe miqësi të ngushtë para kamerave.
Filmi “Verity”, i cili bazohet në librin bestseller me të njëjtin titull të Colleen Hoover dhe është realizuar nga Amazon MGM Studios, tregon shkrimtaren në vështirësi Lowen Ashleigh, të portretizuar nga Dakota Johnson, e cila është punësuar për të përfunduar një seri librash për autoren e njohur Verity Crawford, të portretizuar nga Hathaway, pasi një aksident e lë atë të paaftë për të shkruar.
“Verity” pritet të shfaqet zyrtarisht nëpër kinematë botërore më 2 tetor./mxh
