Last Updated on 23/01/2026 by Monika
Goli i Ernest Muçit për Trabzonsporin ndaj Goztepes në dhjetor u shpall më i bukuri në Superligën turke, pikërisht për muajin e kaluar. Gallatasaraj ishte klubi i vetëm që doli kundër në Turqi.
Kryesuesit e Superligës pretendonin se goli i Osimhem, që u dha fitoren ndaj Samsunspor ishte më i bukuri. “Ishte kaq i jashtëzakonshëm sa nuk mund të krahasohej me asgjë”, shkruhej nga Gallatasaraj për golin e Osimhem.
Muçi ndërkohë e tërhoqi sot vlerësimin para tifozëve të Trabzonspor. Përpara është ndeshja me Kasimpasën ku bën punë vetëm fitorja.
Muçi ka realizuar në gjashtë javë radhazi. Kështu është kthyer edhe në lojtarin e momentit te Trabzonspori./mxh
