Last Updated on 12/06/2026 by Monika
Ralf Rangnick ka vendosur të refuzojë ofertën e Milanit dhe të vazhdojë detyrën si trajner i kombëtares së Austrisë.
Federata Austriake e Futbollit i kishte kërkuar teknikut gjerman të qartësonte të ardhmen e tij para nisjes së Kupës së Botës, ndërsa i kishte ofruar edhe rinovim kontrate deri në vitin 2028 me përmirësim të ndjeshëm financiar.
Rangnick ishte profili i preferuar i Milanit për të marrë drejtimin e plotë të sektorit sportiv si drejtor teknik. Gjermani kishte kërkuar kompetenca të plota në vendimmarrje, duke përfshirë zgjedhjen e trajnerit, lojtarëve, stafit teknik, skautëve dhe strukturave të akademisë.
Këto kërkesa kanë krijuar hezitime te drejtuesit e klubit, duke zgjatur negociatat për disa javë. Në fund, Rangnick zgjodhi të vazhdojë projektin me Austrinë, ku gëzon mbështetje të plotë nga federata.
Pas këtij refuzimi, Milani do të duhet të orientohet drejt alternativave të tjera për postin e drejtorit teknik. Një nga emrat që mbetet në vëmendje është Ramon Planes, i cili së fundmi u largua nga Al Ittihad./mxh
