Last Updated on 23/07/2026 by Monika
Një pushues ka mbetur i lënduar pas një incidenti në det pasditen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi në Sazan.
I plagosuri është transportuar në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./mxh
