Skuadra e Vllaznisë për vajza ka fituar titullin e 13-të kampion radhazi në Shqipëri. Shkodranet arritën të triumfonin me rezultatin pastër 2-0 në finalen e luajtur përballë Apolonisë.
Sfida u zhbllokua në pjesën e parë nga sulmuesja Megi Doçi, përpara se Teresa Deda të vuloste fitoren dhjetë minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt.
Ekipi fierak, që ishte i vetmi që i mori pikë kampioneve gjatë sezonit të rregullt, u dorëzua përballë dominimit kuqeblu në këtë përballje direkte.
Përmes këtij suksesi, skuadra shkodrnae konfirmon statusin e saj si forca kryesore e futbollit të femrave në vend. Falë ecurisë pozitive në veprimtaritë europiane ndër vite, vendi ynë do të përfaqësohet tashmë me dy ekipe në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve./mxh
