Last Updated on 26/07/2025 by adminfjala
Prej disa orësh, qyteti i Vlorës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, përfshirë edhe Lungomaren, një nga zonat më të frekuentuara turistike në qytet gjatë sezonit veror.
Sipas burimeve, ndërprerja është shkaktuar nga një avari në rrjet, por ende nuk ka një afat zyrtar për rikthimin e energjisë.
Ndërkohë, mungesa e energjisë ka shkaktuar shqetësim te bizneset turistike që operojnë përgjatë vijës bregdetare, të cilat ndodhen në kulmin e sezonit dhe mbështeten tërësisht në energjinë elektrike për ofrimin e shërbimeve.