Policia Bashkiake Vlorë vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhe.
Gjatë ditës së sotme Policia Bashkiake Vlorë ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhe, të cilat janë zaptuar në mënyrë të paligjshme, duke penguar përdorimin e tyre nga qytetarët dhe pushuesit.
Ky aksion vjen pas përfundimit të të gjitha afateve të lëna për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave dhe pas njoftimeve të përsëritura ndaj subjekteve përkatëse. Në rastet e mosrespektimit të këtyre detyrimeve, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për rikthimin e hapësirave në funksion të interesit publik, shkruan A2.
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Vlorë, do të vijojë kontrollin dhe lirimin e të gjitha hapësirave publike që zaptohen në mënyrë abuzive, me qëllim garantimin e aksesit të lirë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët dhe pushuesit./kb
