Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpreh se në seancën e sotme plenare nuk gjendej asnjë ministër për të dëgjuar problematikat e raportuara nga deputetët pas javës së gjelbër.
Vokshi deklaroi se përveç problematikave që paraqet opozita, ankesa pati dhe nga mazhoranca.
Deputetja u ndal dhe te spitalet, ku tha se nuk kanë as pajisje as mjekë dhe përdorin barna të skaduara.
“Flitet për çështjet e votuesve, ndërkohë që duhet të ishin ministrat t’i dëgjonin. Ku janë ministrat? Kush i dëgjon sot gjithë problematikat e ngritura? Na ankohen dhe deputetët e mazhorancës.
Gjithë spitalet nuk kanë pajisje, përdorin barna të skaduara, s’ka mjekë. Faji i kujt është? Lërini lotët e krokodilit dhe dilni punoni atje ku duhet”, tha Vokshi./mxh
