Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar K.M., në Itali. Autori dyshohet se është shqiptar, ndërsa ende nuk është zbuluar identiteti i tij.
Karabinierët e njësisë hetimore të Pizës, të cilët po hetojnë incidentin, pasi kanë mbledhur deklaratat e dëshmitarëve në vendngjarje dhe gjithashtu pasi kanë shqyrtuar kamerat e mbikëqyrjes me video në zonë, lëshuan menjëherë një urdhër kërkimi për personin që dyshohet se qëlloi 25-vjeçarin.
Hetuesit kishin njoftuar të gjitha forcat e policisë, duke i udhëzuar ato të kërkonin një shtetas shqiptar i cili ishte arratisur nga vendngjarja me një Range Rover gri. Arratia e tij nuk zgjati shumë pasi autori i dyshuar u ndalua nga dy patrulla të policisë rrugore dhe nuk bëri rezistencë.
Motivet e vrasjes ende nuk dihen por dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti mes tyre. Viktima u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa ishte pasagjer në një makinë ku ndodhenin edhe dy persona të tjerë./mxh
