Bayern Munich fitoi 3-0 në transfertë ndaj Werder Bremen, duke forcuar pozitat në krye të Bundesligës.
Skuadra bavareze kaloi në avantazh me penalltinë e realizuar nga Harry Kane në minutën e 22-të, pas një ndërhyrjeje të Niklas Stark në zonë.
Vetëm 3 minuta më vonë, Kane shënoi edhe golin e dytë me një goditje nga distanca. Werder pati një mundësi të mirë me Felix Agu, por pa gjetur rrjetën.
Në pjesën e dytë, Bayern kontrolloi lojën dhe realizoi golin e tretë me Leon Goretzka në minutën e 70-të.
Me këtë fitore, Bayern ruan diferencën prej gjashtë pikësh në krye ndaj Dortmund, ndërsa Werder vazhdon serinë pa fitore në kampionat.
Në duelet e tjera, Bayer Leverkusen fitoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj St Pauli në shtëpi. Sukses i pastër për Eintracht Frankfurt ndaj Borussia Monchengladbach me rezultatin 3-0, ndërsa me të njëjtin rezultat fitoi edhe Hoffenheim ndaj Freiburg./mxh
