Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e sigurise arrest me burg, 25-vjecarin Marjan Kodheli, i cili vrau me thikë të atin, 69-vjeçari Pjetër Kodheli.
Krimi i rëndë në familje u shënua në banesën e tyre në fshatin Shkallnur më 28 tetor. Avokatja e caktuar kryesisht ka kërkuar të bëhet një vleresim mjeko-ligjor për shëndetin mendor të të riut.
Marjani ka deklaruar se “unë këtu jam” duke mos u dhënë rëndësi fjalëve të të atit. Në një moment, ka deklaruar se i ati është afruar dhe e ka kapur prej fyti. “Unë i kam bërë ditët e mia”, mësohet t’i ketë thënë i ati, sipas deklaratës së 25-vjeçarit.
“Jam ndjerë i bllokuar, nuk merrja dot frymë”, ka thënë ai.
Më pas ka kapur thikën që ka pasur më afër dhe e ka qëlluar. 25-vjeçari, sipas Prokurorisë, ka dëshmuar se në atë moment ka ndërhyrë e ëma e tij dhe më pas është larguar nga banesa me vrap. Është kthyer sërish pasi ka harruar telefonin dhe ka parë që thika ishte hequr.
“Ndjejmë keqardhje për ngjarjen. Marjani ende nuk i kupton veprimet që ka kryer. Kërkojmë të bëhet një akt ekspertimi mjeko ligjor psikik”, thotë prokurorja Matilda Fetahu./ K.M
