Last Updated on 16/09/2026 by EL
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, reagoi pas vendimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së, duke deklaruar se për Serbinë prioritet mbetet ruajtja e paqes dhe stabilitetit.
“Për Serbinë është me rëndësi vendimtare ruajtja e paqes dhe stabilitetit. Për vendin tonë nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo. Besoj se fakti që emocionet janë ende kaq të forta edhe pas 25, 27 dhe 30 vitesh nga konfliktet në hapësirën tonë tregon se ende nuk jemi gati të pranojmë atë që ka ndodhur, as krimet që mund të jenë kryer edhe në emrin tonë”, tha Vuçiç./et
