Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale situatën në spitalin e Lushnjës.
Deputeti denoncoi skandalin e lidhur në këtë spital dhe sigurinë e bombolave në repartin e oksigjenit. Ai tha se kjo situatë vinte në rrezik jetën e punonjësve, pacientëve dhe familjarëve.
Spitali reagoi pas denoncimit të tij, ku tha se dokumentacioni i publikuar nga Korreshi i përket periudhës para 31 dhjetorit 2024. Sipas njoftimit, çdo gjë në këtë repart është në përputhje me praktikat funksionale të institucionit. /Kb
