Agjencia amerikane e hetimeve të aksidenteve ajrore, NTSB, ka bllokuar aksesin në dokumentet e hetimit mbi rrëzimin e një avioni cargo të UPS, i cili u përplas më 4 nëntor në Louisville, Kentucky, duke shkaktuar 14 viktima.
Vendimi erdhi pasi disa përdorues arritën të rikrijonin me inteligjencë artificiale audion në kabinën e pilotëve, duke përdorur materiale të publikuara në dosje. Kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në botë, pasi zakonisht autoritetet nuk publikojnë kurrë regjistrimet zanore të fatkeqësive ajrore.
“Burimi” i audios
Mjaftoi që një foto e spektrit zanor nga një prej “kutive të zeza” të avionit, Cockpit Voice Recorder (regjistruesi i zërit në kabinë), të analizohej. Kjo foto ishte pjesë e qindra faqeve të publikuara nga NTSB në kuadër të hetimit.
Fluturimi cargo
Më 4 nëntor 2025, një avion MD-11 i UPS niset nga Louisville në orën 17:14 me destinacion Honolulu, Hawaii.
Vetëm rreth 30 sekonda pas ngritjes, avioni rrëzohet. Gjatë përshpejtimit, motori i majtë shkëputet nga krahu dhe mbeturinat dëmtojnë edhe dy motorët e tjerë, duke i nxjerrë jashtë funksioni.
Dinamika e aksidentit
Avioni humb lartësi dhe përplaset mbi disa ndërtesa në zonën industriale në jug të aeroportit.
Rezervuarët e karburantit në tokë shpërthejnë dhe ekipet e shpëtimit punojnë për orë të tëra për të kontrolluar zjarrin që u përhap për gati një kilometër.
Reagimet dhe momentet e fundit
Kur motori u shkëput, pilotët tentojnë të kuptojnë çfarë po ndodh, por situata del shpejt jashtë kontrollit.
“Mallkuar!”, thuhet se është fjala e fundit para përplasjes, e ndjekur nga një britmë e gjatë, e rikonstruktuar përmes AI.
Dialogët në kabinë
Gjatë ngritjes dëgjohet “Rotacioni”, ndërsa më pas regjistrohet “V2”, shpejtësia minimale e sigurt për ngritje.
Pak sekonda më vonë motori shkëputet dhe fillojnë problemet.
“Cili është… cili është problemi?”, dëgjohet një pilot, ndërsa alarmet sinjalizojnë anim të rrezikshëm të avionit.
Manovrat urgjente
“Ul hundën”, përsëritet disa herë urdhri, ndërsa dëgjohen përpjekje për të stabilizuar avionin.
“Tërhiqe mbrapsht” dhe “shiko”, dëgjohen komandat në kabinë. Kur kërkohet më shumë fuqi, përgjigjja është: “Është tashmë në maksimum”.
Sekondat e fundit
“Mallkuar!”, dëgjohet sërish pak para përplasjes. Më pas vijnë zhurma të forta dhe impakti.
“Aaaah!”, ky iahte reagimi i fundit i regjistruar nga kutia e zezë në momentin e aksidentit.
Hetimet dhe gjetjet
Hetuesit kanë zbuluar 10 defekte të mëparshme në pjesë të ngjashme që lidhen me motorët e avionëve të këtij modeli, shumë prej të cilave nuk ishin raportuar tek FAA.
NTSB zhvilloi një seancë dy-ditore më 19-20 maj 2026, ku u paraqitën dokumentet nga të cilat u rikonstruktuan edhe fjalët e fundit të pilotëve përmes inteligjencës artificiale./mxh
