Last Updated on 03/11/2025 by EL
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e plotë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ka pasqyrohen shpenzimet e tyre për zgjedhjet e 11 majit.
Partia Socialiste ka shpenzuar në total 169,574,703 lekë, në zgjedhjet e 11 majit. Sipas raportit zyrtar të bërë publik nga KQZ, totali i shpenzimeve indirekte-dhurimet janë në vlerën e 9,889,608 lekëve.
Ndërkohë Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 majit ka shpenzuar në total 213,060,301 lekë, ndërsa totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet kapin shifrën e 270,000 lekëve. Sipas KQZ, për PD totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare është në vlerën e 13,819,837 lekëve.
Raporti i plotë për PS:
Detaje dhe Përmbledhje
Të ardhurat
Totali i të ardhurave nga fondet publike: 65,291,390
Totali i të ardhurave nga individë: 10,989,608
Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 0
Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0
Totali i të ardhurave nga vetë partia: 103,740,313
Totali i të ardhurave jopublike në natyrë : 9,889,608
Totali i të ardhurave: 180,021,311
Huatë dhe Kreditë
Totali i huave dhe kredive: 0
Shpenzimet
Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 169,574,703
Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0
Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 9,889,608
Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 0
Raporti i plotë për PD:
Detaje dhe Përmbledhje
Të ardhurat
Totali i të ardhurave nga fondet publike: 44,818,545
Totali i të ardhurave nga individë: 9,921,118.755
Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 1,400,000
Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0
Totali i të ardhurave nga vetë partia: 171,010,474
Totali i të ardhurave jopublike në natyrë : 270,000
Totali i të ardhurave: 227,150,137.755
Huatë dhe Kreditë
Totali i huave dhe kredive: 0
Shpenzimet
Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 213,060,301
Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0
Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 270,000
Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 13,819,837


