Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua sot në Berlin me udhëheqës të lartë amerikanë dhe evropianë, tha zyra e tij e shtypitnë një deklaratë të shkurtër, në ditën e dytë të bisedimeve të nivelit të lartë që synojnë përfundimin e luftës në Ukrainë.
Takimi pasoi një diskutim pesë-orësh të dielën midis Zelensky-t, Steve Witkoff, i dërguar i Presidentit Trump, teksa u deklarua se në takim u bë shumë përparim.
Zelensky u takua gjithashtu të hënën edhe me presidentin finlandez, Alexander Stubb.
Udhëheqës të tjerë evropianë, përfshirë Kryeministrin Keir Starmer të Britanisë, Presidentin Emmanuel Macron të Francës dhe Sekretarin e Përgjithshëm Mark Rutte të NATO-s, ishin planifikuar t’i bashkoheshin Zelensky-t të hënën në mbrëmje.
Amerikanët dhe europianët po përpiqen të kapërcejnë përçarjet e gjera mbi lëshimet që duhet të bëjë Ukraina për të bindur Rusinë të bjerë dakord për një armëpushim.
Shtetet e Bashkuara kanë propozuar që Ukraina të lëshojë një pjesë të territorit që Rusia ende nuk e ka pushtuar.
Ukraina ka thënë se nuk do të heqë dorë nga më shumë tokë, një qëndrim i mbështetur kryesisht nga udhëheqësit europianë, të cilët janë të kujdesshëm për të shpërblyer Rusinë për pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./K.M
