Në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, kryesocialsiti Edi Rama u shfaq me 5 kandidatët në podcast. Kandidatët socialistë që të dielën të përballen me kandidatët e pavarur të qëndrojnë nga opozita, nuk kanë asnjë dyshim tek fitorja e PS.
Brunilda Mersini në Vlorë: Unë mendoj se është një sfidë e kam parë veten për të bërë këtë besimin tuaj dhe gjej veten e tyre sepse kam menduar që njerëzit që duan të ndryshojnë për mirë, duhen njerëzit që duhet të sakrifikojnë diku komoditetin. E besoj që në këtë vend ndodhin për mirë apo për keq, por kjo varet nga ne, doja të jetë pjesë e ndryshimeve për mirë në qytet. E diela do jetë ditë tjetër për qytetin tim, qytet që ka treguar që ka kulturë demokratike dhe kjo ka treguar me fitoren e PS, zgjedhjet e 11 majit. Shpresoj të marr 80 përqind të votave.
Gramoz Sako në Tepelenë: Po shoh që nga takimet që kemi, nga njerëzit, investimet që kanë bërë PS në të gjithë mandatin që ka Tepelenën, mendoj se do të bëjmë një fitore të thellë të dielën, do të votohet bindshëm PS. Këtë e mbështesin te opinionet, tek takimet që kemi bërë me njerëzit do marrim rezultatin shumë pozitiv. Do marr 83% të votave.
Ervin Ceca në Berat : Situata është pozitive, njerëzit vlerësojnë që janë në qytet, investimet e projektit, çka është tregua edhe me votë më 11 maj, ku Berati nxori 5 mandate, për edhe nga ana personale e shoh që është e mirëpresin kandidaturën time jam besimplotë që do të ketë shumë rezultate të mira, edhe pse rezultati është edhe pjesëmarrja e suksesshme. Shpresoj të marr 75 përqind të votave.
Altin Bojni në Mat : Për ditën e diel, e shoh që do jetë rezultat i mirë se matjanët që vlerësojnë punën e tyre gjatë disa viteve. Mati ka marrë një rezultat shumë të mirë. shpresoj të marr 65 përqind të votave.
Florenc Doka në Cerrik : Cërriku ka patur të hyjë në zgjedhjet e pjesshme. Është rast histori që kryetari i bashkisë është bërë ministër. Qytetarët e Cërrik jo vetëm këtë rast, por edhe duke vlerësuar kandidimin tim, do jetë një votë për majat e tyre dhe të drejtës, do jetë qytetare e votës, do jetë garë mbase duka edhe marr pak Tepelen që ka qenë bashkia e parë e zgjedhjeve të fundit. Shpresoj të marr 70+1% të votave./ KM
