Last Updated on 10/04/2026 by Kesjana
Një prej drejtuesve lokalë të Degës 12 të Partisë Demokratike ka shpallur rikandidimin për postin e kryetarit, në zgjedhjet që do të zhvillohen ditën e shtunë, më 11 prill.
Në një mesazh drejtuar anëtarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të degës, që përfshin Njësinë 13 si dhe zonat Farkë, Petrelë, Bërzhitë, Baldushk dhe Krrabë, kandidati thekson angazhimin dhe përgjegjësinë që ka mbajtur gjatë mandatit të tij aktual.
Ai nënvizon se gjatë kësaj periudhe janë përballuar sfida të ndryshme, janë arritur rezultate konkrete dhe është ndërtuar një frymë bashkëpunimi brenda strukturës. Megjithatë, sipas tij, mbetet ende shumë punë për të bërë.
“Jam gati të vazhdoj këtë rrugëtim me të njëjtin seriozitet dhe vendosmëri”, thuhet në mesazh, ku theksohet se besimi i anëtarëve mbetet motivimi kryesor për të vijuar përpara.
Kandidati u bën thirrje anëtarëve të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të strukturës, duke e vënë theksin te uniteti dhe bashkëpunimi.
Procesi i votimit pritet të zhvillohet në zyrën e Degës në zonën e Saukut./kb
