Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland, ka reaguar pasi nuk arriti as këtë vit të fitonte trofeun e Premier Ligës.
Norvegjezi tha se kanë kaluar dy vjet, që nuk kanë fituar Premier Ligën, por duket sikur ka kaluar një përjetësi. Ai bëri thirrje të gjithë futbollistëve të Sitit, që do të jenë pjesë sezonin e ardhshëm, që ta përdorin këtë si motivim për të arritur te ky trofe.
“I gjithë klubi duhet ta përdorë këtë si motivim tani. Duhet të jemi të zemëruar, duhet ta ndiejmë zjarrin brenda vetes, sepse kjo nuk është mjaftueshëm e mirë. Kanë kaluar tashmë dy vjet pa fituar Premier Ligën, dhe duket sikur ka kaluar një përjetësi. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, të gjithë ata që do të jenë këtu sezonin e ardhshëm, për ta fituar ligën”, ka thënë Erling Haland./mxh
