Last Updated on 04/08/2026 by EL
Zjarret në Uashington kanë dalë jashtë kontrollit për ditën e tretë radhazi, ku edhe janë djegur dhjetëra mijëra hektarë tokë. Sipas raportimeve të mediave të huaja zjarri ka shkatërruar të paktën 700 ndërtesa dhe ka sjellë evakuimin e më shumë se 65 mijë personave.
Tre fronte janë aktualisht ato më të prekurat nga zjarri, ku më konkretisht në Spokane janë djegur më shumë se 32 mijë hektarë që prej të shtunës kur zjarret shpërthyen fillimisht. Më shumë se 29,200 zjarrfikës po luftojnë me zjarret në të gjithë vendin.
Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por megjithatë autoritetet kanë qenë duke kontrolluar për persona që janë raportuar të zhdukur. Gati 12,000 klientë të shërbimeve publike në Uashington, shumica dërrmuese e tyre në Spokane, mbetën pa energji elektrike të dielën.
Banorët e zonave të prekura kanë dëshmuar për mediat vendase se situata të tilla nuk i kanë parë në shumë vite qëndrimi në ato zona, teksa nga ana tjetër autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës./et
