2 helikopterë dhe 71 efektivë janë angazhuar në vatrën e zjarrit në Bardhaj-Myselim të Shkodrës. Ministria e Mbrojtjes njofton se zjarri vijon edhe në Mnelë të Vogël, Naraç dhe malin e Tërbunit, ndërsa në Bërdicë nuk paraqet rrezik për banesat.
Mbeten edhe vatrat në Lezhë, konkretisht në Gallatë dhe Kalivaç–Zimaj–Kashnjet ku janë angazhuar edhe 2 helikopterë, por s’paraqet rrezik për banesat.
Në Tiranë vijojnë zjarret në Malin e Dajtit, Kryezi të Kavajës dhe Selitë e Malit. Në Dajt janë angazhuar 82 efektivë dhe 1 helikopter i FA, ndërsa në Kryezi është përdorur edhe 1 avion Air Tractor.
Vatra të tjera janë në Dibër: Vajkal, Lundre–Madhesh, Qafën e Helmes dhe Cerrujë , si dhe në Vokopolë të Beratit. 14 vatra zjarri mbeten aktive nga bilanci i 24 orëve të fundit./k.m
