Prej mesnatës së kaluar, një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive pranë Palasës, duke përfshirë një kodër.
Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, efektivët e policisë, si edhe punonjësit e zonave të mbrojtura, të cilët gjatë gjithë natës kanë punuar për izolimin e vatrës dhe pengimin e përhapjes së saj drejt zonave të tjera.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa operacioni për vendosjen e zjarrit nën kontroll është ende në zhvillim./ad
