Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje nga situata me zjarret në disa prej vatrave më problematike.
Mësohet se në Lurë të Dibrës po vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve. Aktualisht, banesat nuk rrezikohen.
Në këtë operacion janë në terren 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës i FA.
Ndërsa në vatrën në Malin e Dajtit në Tiranë po punohet për shuarjen e zjarrit. 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore ndodhen në terren.
Zonat e banuara nuk rrezikohen, ndërsa vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim./Mxh
