Last Updated on 04/08/2026 by EL
Vatra e zjarrit në fshatin Rriban të Mallakastrës është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke marrë përmasa të mëdha.
Flakët kanë përfshirë kurorat e pishave, çka ka rritur ndjeshëm rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në zonë.
Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet përkatëse vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa kushtet e pafavorshme atmosferike po e bëjnë ndërhyrjen më të vështirë./et
