Një vatër zjarri është raportuar këtë pasdite në një banesë në fshatin Kusarth, pjesë e Njësisë Administrative Bradashesh, në Bashkinë Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e parë të banesës, ku ndodheshin kryesisht mbeturina dhe sende të ndryshme jashtë përdorimit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse të MZSH Elbasan kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen dhe izolimin e plotë të flakëve, duke mos lejuar përhapjen e tyre në pjesët e tjera të objektit.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, grupet përkatëse po vijojnë punën për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit./mxh
