Last Updated on 23/06/2026 by Kesjana
Besnikë për gjithë jetën? Jo gjithmonë. Një studim i ri ka zbuluar se te disa lloje zogjsh, femrat nuk hezitojnë të tradhtojnë partnerin e tyre nëse hasin një mashkull me aftësi më të mira njohëse. Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore eLife, u fokusua te zogjtë e njohur si cince të Maleve Shkëmbore, një specie që jeton përgjatë vargmalit të famshëm të Rocky Mountains.
Inteligjenca vlen më shumë se kënga
Kur zgjedhin partner, femrat vlerësojnë disa karakteristika, përfshirë këngën e mashkullit. Megjithatë, studiuesit zbuluan se faktori më i rëndësishëm është aftësia për t’u orientuar në hapësirë dhe për të gjetur ushqim. Për ta matur këtë, shkencëtarët vendosën ushqyese të veçanta që hapeshin vetëm për zogj të caktuar. Sa më shpejt që një zog gjente sërish ushqyesen e duhur, aq më të larta konsideroheshin aftësitë e tij njohëse. Pas tre vitesh vëzhgimesh, studiuesit zbuluan se rreth një e treta e zogjve të vegjël vinin nga çiftëzime jashtë marrëdhënies kryesore. Madje, në rreth 70% të foleve gjendej të paktën një vezë e ardhur nga një lidhje e tillë. Mashkujt më të kërkuar nga femrat ishin pikërisht ata që kishin rezultatet më të mira në testet e inteligjencës. Disa prej tyre arrinin të kishin gjashtë deri në shtatë zogj jashtë çiftit të tyre zyrtar brenda një viti.
Edhe të zgjuarit tradhtohen
Një nga zbulimet më interesante të studimit është se inteligjenca nuk i mbron domosdoshmërisht mashkujt nga tradhtia. Studiuesit nuk gjetën asnjë lidhje mes aftësive njohëse të partnerit zyrtar dhe gjasave që ai të tradhtohej. Megjithatë, u vu re se femrat me aftësi më të dobëta njohëse kishin më shumë gjasa të kërkonin partnerë alternativë. Sipas autorëve të studimit, ato mund të përpiqen të kompensojnë kufizimet e tyre duke zgjedhur meshkuj me cilësi më të larta gjenetike. Studimi tregojnë se, edhe në botën e zogjve, inteligjenca mund të jetë një nga cilësitë më tërheqëse në zgjedhjen e partnerit.
