Roma ka zyrtarizuar ndarjen me Claudio Ranieri, duke mbyllur një bashkëpunim që zgjati më pak se një vit.
Klubi falënderoi Ranieri-n për kontributin në një periudhë të vështirë, por vendosi të shohë përpara.
Vendimi erdhi pas tensioneve të fundit të brendshme, veçanërisht me trajnerin Gian Piero Gasperini. Deklaratat publike të Ranieri-t kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës në Trigoria.
Drejtuesit e klubit kanë shprehur besim të plotë te projekti i ri nën drejtimin e Gasperini-t. Kjo lëvizje forcon rolin e tij në drejtimin teknik dhe në strategjinë e skuadrës.
Për Ranieri-n mbyllet një tjetër kapitull me Romën, pas disa periudhave si lojtar dhe trajner. Mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të sjellë ndryshime të tjera në strukturën drejtuese./mxh
