Last Updated on 27/02/2026 by EL
Nga Roland Qafoku
1. Mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar, deri më sot, Edi Rama është i dyti për kohëzgjatjen më të madhe në detyrëme 12 vjet e 5 muaj e 15 ditë (Me mandat për të qenë 16 vjet). Kryeministri i parë më jetëgjatë në detyrë ështëMehmet Shehu me 27 vjet, 4 muaj e 28 ditë. Kryeministri i tretë më jetëgjatë në detyrë është Enver Hoxha me 9 vjet, 9 muaj e 26 ditë. I katërti Adil Çarçani me 9 vjet, 1 muaj e 6 ditë dhe Sali Berisha me 8 vjet.
2. Nga shtatori i vitit 2013 kur mori detyrën e deri më sot kryeministri Edi Rama ka punuar me 75 ministra. I vetmi ministër që është ende në kabinetin e tij dhe që ka qenëedhe në kabinetin e parë është zonja Mirela Kumbaro.
3. Nga shtatori 2013 deri më sot në kabineti e tij, kryeministri Edi Rama ka patur 7 zëvendëskryeministra: Niko Peleshi, Ledina Mandia, Senida Mesi, Erjon Braçe, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku dhe Albana Koçiu.
4. Në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, mesatarisht njëzëvendëskryeministër qendron në detyrë 1 vit e 7 muaj.
5. Nga shtatori 2013 e deri tani, kryeministri Edi Ram ka patur 9 ministra të brendshëm; Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj (2 herë), Dritan Demiraj, Sandër Lleshi, Bledi Çuçi, Taulant Balla, Ervin Hoxha, Albana Koçiu, Besfort Lamallari.Lamallari është ministri i Brendshëm i 68-të në historinë e shtetit shqiptar. Albana Koçiu është e para dhe e vetmja grua në krye të këtij dikasteri.
6. Në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, mesatarisht njëministër i Brendshëm qendron në detyrë 1 vit e 4 muaj.
7. Nga shtatori 2013 deri më sot Edi Rama ka patur 7 ministra të jashtëm: Ditmir Bushati, Edi Rama, Gent Caka, Olta Xhaçka, Igli Hasani, Elisa Spiropali, Ferit Hoxha. Ferit Hoxha është ministri i 54-t i Jashtëm në historinë e shtetit shqiptar. Hoxha është diplomati i parë pas 34 vitesh qëemërohet ministër i Jashtëm. I fundit përpara tij ka qenëdiplomati Ilir Boçka që ishte ministër i jashtëm në qëverinëe kryeministrit Vilson Ahmeti nga 18 dhjetori 1991 deri në 13 prill 1992.
8. Në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, mesatarisht njëministër i Jashtëm qendron në detyrë 1 vit e 7 muaj.
9. Në qeveritë e kryeministrit Edi Rama ka patur më pak granë kabinetin e parë, 6 të tilla dhe 14 burra dhe më shumëgra në kabinetin 3, me 12 gra dhe 5 burra. Aktualisht nëkabinetin e ndryshuar, Rama ka 7 gra dhe 11 burra pa llogaritur gjininë e ministrit AI.
10. Mes 75 ministrave të 4 kabineteve të kryeministrit Edi Rama, 4 prej tyre janë arrestuar: Saimir Tahiri, Lefter Koka, Ilir Beqja, Arben Ahmetaj (në kërkim), Erion Veliaj./et
