Last Updated on 09/12/2024 by adminfjala
Mbahet ditën e sotme në Rinas ceremonia “Pasagjeri 10 milionë”, ku e pranishme është edhe Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Gjatë fjalës së saj, Balluku ka zbuluar dhe objektivin për vitin 2025: 12 milionë pasagjerë në Rinas.
Belinda Balluku: Të kremtosh sot pasagjerin e 10 miliontë ka kaluar përmes një rruge të vështirë, mbi të gjitha një rrugë plot me dyshime, por edhe për të gjithë të tjerët që e kanë përdorur për narrativë politike. Sot, një moment reflektimi sepse ne nuk udhëhiqemi nga vetëkënaqësia. Sot janë kaluar të gjitha parashikimet tona. Tashmë, ne duhet të punojmë fuqishëm, pasi në vitin 2025, kemi marrë angazhim për të pasur në këtë aeroport mbi 12 milionë pasagjerë.
Më tej, Balluku ka thënë se përmes të gjitha pikave kufitare, në Shqipëri kanë hyrë 11 milionë e 40 vizitorë deri në muajin Nëntor./K.B