Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot dy takime të rëndësishme në selinë e PS-së. Në orën 08:30, ai do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve, ndërsa një orë më vonë do të zhvillojë një takim me kryebashkiakët socialistë.
Këto mbledhje vijnë vetëm pak ditë pas takimit të zgjeruar që Rama zhvilloi me grupin parlamentar të PS-së dhe anëtarët e qeverisë, ku u diskutuan prioritetet e punës dhe objektivat politike për periudhën në vijim.
Takimet mbahen në një klimë të tensionuar politike, teksa në Tiranë prej më shumë se tre javësh vijojnë protestat. Ende nuk dihet zyrtarisht agjenda e plotë e mbledhjeve, por pritet që në fokus të jenë koordinimi i strukturave politike në qarqe, puna e pushtetit vendor dhe zhvillimet e fundit politike në vend./ kb
