Të ndihesh i trishtuar është normale, por kur trishtimi dhe vetmia zgjasin shumë, disa sjellje të pashëndetshme mund të fillojnë të duken krejt të zakonshme. Këto janë disa shenja që tregojnë se një person mund të ketë qëndruar për një kohë të gjatë në një gjendje të tillë.
1. Nuk të emocionon më asgjë
Gjërat që dikur të sillnin gëzim, si daljet apo hobit, nuk të tërheqin më. Mungesa e çdo lloj entuziazmi mund të jetë një shenjë se trishtimi ka zgjatur shumë.
2. Bën sikur je i/e lumtur
Mund të buzëqeshësh dhe të sillesh sikur gjithçka është në rregull, ndërsa brenda ndihesh krejt ndryshe. Me kalimin e kohës, kjo maskë mund të bëhet pjesë e përditshmërisë.
3. Mban gjithmonë zhurmë në sfond
Televizori, muzika apo videot mund të shërbejnë si shoqëri kur je vetëm. Por kur nuk duron dot më heshtjen, kjo mund të tregojë se po përpiqesh të shmangësh ndjenjën e vetmisë.
4. Harron gjëra të thjeshta
Vetmia dhe trishtimi i zgjatur mund të shoqërohen me mjegullim të mendimeve dhe vështirësi në kujtesë. Edhe momentet e bukura mund të bëhen më të vështira për t’u mbajtur mend.

5. E ke të vështirë të marrësh vendime
Kur je emocionalisht i lodhur, edhe zgjedhjet më të vogla mund të duken të vështira. Me kalimin e kohës, shmangia e vendimeve mund të të duket normale.
6. Dyshon gjithmonë te qëllimet e të tjerëve
Vetmia e zgjatur mund të të bëjë të humbasësh besimin te njerëzit. Si pasojë, mund të refuzosh ftesat dhe të shmangësh lidhjet, duke e shtuar edhe më shumë izolimin.
7. Ndalon së u kujdesuri për veten
Kur mungon motivimi, edhe gjërat bazë, si dushi, larja e dhëmbëve apo rregullimi i flokëve, mund të duken si një barrë. Kjo mund të jetë një shenjë se gjendja emocionale po ndikon edhe në përditshmëri.
8. Flet keq për veten
Sa më shumë të izolohesh, aq më i fortë mund të bëhet zëri kritik brenda kokës. Mendimet negative për veten mund të përsëriten aq shpesh, sa fillojnë të duken si të vërteta.
9. Nuk u përgjigjesh telefonatave dhe mesazheve
Në fillim, të mos flasësh me askënd mund të të japë një ndjesi lehtësimi. Por me kalimin e kohës, izolimi mund të dëmtojë marrëdhëniet dhe ta bëjë vetminë edhe më të madhe./k.m
