Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt në peshat e rënda, duke mposhtur sërish Tyson Furyn në Riad me vendim unanim.
Dueli i dytë mes ukrainasit dhe britanikut në “Kingdom Arena” filloi me një ritëm të kujdesshëm, me të dy duke ruajtur distancën.
Në raundin e dytë, Fury ishte në probleme të mëdha në fillim, me Usyk që lëshoi goditje të fuqishme në trup, por Gypsy King u kundërpërgjigj në fund me një goditje.
Në të tretin nuk është se dy boksierët treguan shumë, duke qëndruar më shumë në distancë.
Në raundin e nëntë, dy luftëtarët shkëmbejnë goditje përpara se Fury të lëshojë një dorë të fortë të djathtë në trupin e Usyk. Të dy boksierët u përpoqën të gjejnë një ritëm të qëndrueshëm, secili duke goditur tjetrin në çdo rast që u jepet.
Në raundin e 12-të, Usyk kërkoi më shumë, duke lëshuar disa goditje të kombinuara, por pa shqetësime për Furyn, me këtë të fundit që tentoi të reagonte në fund, mirëpo edhe ky pa sukses.
116-112
116-112
116-112AND STILL…. Oleksandr Usyk defeats Tyson Fury in the rematch 🇺🇦#Usyk2Fury | BUY NOW on TNT Sports Box Office ▶️ https://t.co/FXWiFF98Ej pic.twitter.com/p4A8TdUKiv
— Boxing on TNT Sports (@boxingontnt) December 21, 2024
Derisa nuk pati fitues të qartë në 12 raunde, Usyk u shpall fitues mendim unanim, duke ruajtur titujt kampion dhe duke ruajtur rekordin e tij si i pamposhtur./ D.C