Lajm i trishtë për futbollin shqiptar/ Ndahet nga jeta gjyqtari në moshën 27-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rilind Berisha, gjyqtar në futbollin kosovar, është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare. Në Ligën e Dytë vendore ai dha kontributin e tij, ndërsa po ashtu kishte qenë edhe futbollist. Për lajmin e trishtë, vetë presidenti Agim Ademi, ka shprehur ngushëllimet në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Rilind Berishës

E nderuara Familje Berisha,
Të nderuar drejtues dhe staf i KF “Rilindja 1974”

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Rilind Berisha, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Ikja e hershme nga kjo botë e një personaliteti të përkushtuar ndaj futbollit, siç ishte Rilindi, ka trishtuar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë. Ju si familje duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni atë përherë me krenari.

Rilindi ishte një futbollist i përkushtuar, por edhe një gjyqtar premtues, i cili dha kontribut të çmuar në ndarjen e drejtësisë në Ligën e Dytë.

Me disiplinën, pasionin dhe ndershmërinë e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme dhe do të kujtohet gjithmonë si një djalosh shembullor.

Në këto momente të vështira, jemi pranë jush që ta përballoni këtë humbje të madhe, jo vetëm për familjen por edhe për komunitetin e futbollit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt, Agim Ademi, president i FFK-së”./     S,M

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV