Integrimi në BE, Rama: Synojmë që të gjithë grupkapitujt të jenë mbyllur brenda 2027

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Radosław Sikorsi, Ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë, kryeministri Rama se synimi është që brneda 2027 duhet që të mbyllen të gjitëh negociatat me grupkapitujt.

‘Dua të bashkoje me ju në shprehjen e ngushëllimeve për miqtë ukrainas mbështes çdo fjalë që në mënyrë kaq elokuente thatë për atë që ka ndodhur jo shumë larg nga këtu në tokën europiane si një krim i pamohueshme luftë. 6 muaj më para qëndroja këtu në këtë sallë kur çelëm bisedimet për grupkapituillin 1 dhe u kthyem sërish për atë të 6 dhe sot jemi këtu për të ecur para me grupkapitullin 2, dhe dua të shpreh fjalë mirënjohje për presidencën polake dhe angazhimin e palëkundur për ta çuar para këtë proces, jemi mirënjohës ndaj shteteve anëtare të BE për të realizuar këtë gjë.

Duke pasur parasysh se prej nga vijmë falënderimet tona shkojnë edhe për për komisionerin europian dhe Marta Kos që si e thash dikur thyente rekorde duke çarë ujin dhe u bë kampione  vendit të saj dhe tashmë është bërë kronometri i vendeve tona që mbanë ritmin që çdo lëvizje të ta çojmë para.

Me Martën kemi rënë dakord për një agjendë ambicioze dhe po presim me padurim që të sigurohemi që të gjithë grupkapitujt të jenë çelur brenda 2027 me vendosmërinë tonë dhe pasion tonë të plotë për të arritur këtë objektiv. Jam i sigurt që të dy miqtë e mi të dashur dhe shumë prej jush e kanë dëgjuar këtë por për Shqipërinë anëtarësimi në be është më tepër se një ambicie politike është një zgjidhje ekzistenciale jete’, tha ai. /k.k

Të fundit

Aksident masiv në autostradën Fier-Lushnje, përplasen 5 automjete (Detaje)

Aksident me disa mjete të përfshira në afërsi të Pushimit të shoferit në autostradën Fier Lushnje. Ndër mjete e përfshira...

Igli Tare bën gati detajet! Po huazon sulmuesin e madh nga Premier League

Darwin Nunez është në dilemë të madhe këtë verë. Milani planifikon të bëjë një ofertë zyrtare këtë javë për sulmuesin e Liverpool. Igli...

Gjenerali më i lartë francez paralajmëron: Rusia mund të sulmojë brenda pesë vitesh

Thierry Burkhard, shefi në largim i Forcave të Armatosura, thotë se Europa ka shumë punë për të bërë, pasi Rusia po armatoset me një...

NASA do vendosë reaktor bërthamor në Hënë deri në 2030

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, do të përshpejtojë planet për të ndërtuar një reaktor bërthamor në Hënë deri në vitin 2030, sipas mediave amerikane. Është pjesë...

Rusia tërhiqet nga traktati bërthamor i Luftës së Ftohtë, ç’do të thotë kjo?

Rusia shpalli të hënën se nuk do të respektojë më një traktat çarmatimi bërthamor të nënshkruar me SHBA-në që nga viti 1987, duke shtuar...

Lajme të tjera

Web TV