Last Updated on 30/08/2025 by adminfjala
Automotoparku, kompleksi sportiv ndërkombëtar që po ndërtohet në Elbasan, po merr gjithnjë e më shumë formën përfundimtare.
Pamjet e punimeve u shpërndanë nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, i cili theksoi se ky projekt strategjik do të sjellë një ndryshim të madh në shërbimet e auto-motorizimit, por edhe në infrastrukturën sportive e turistike të vendit.
Sipas tij, ky investim do të përfshijë gjithçka, nga Qendra Kombëtare për Sigurinë Rrugore deri tek gara e Formula 1, të cilën Rama e cilësoi si “qershia mbi tortë e Shqipërisë 2030”. m.p.
