Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për gazetarët ka folur dhe për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, që pritet të zhvillohen nga Këshilli i Ministrave.
Berisha deklaroi se janë ngarkuar 3 emra nga PD, që janë Noka, Këlliçi dhe Alimehmeti.
Kryedemokrati tha se të tre emrat janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare.
Sa i përket një emri të mundshëm për kandidat në zgjedhjet lokale, Berisha refuzoi të jepte një emër.
Kreu i PD tha se zgjedhja e emrit është një proces dhe puna është ende në vazhdim.
“Kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera. Do të jenë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare të koalicionit dhe jo koalicionit. Puna është në vazhdim. Nuk kam ndërmend të prononcohem për një njeri, ky është një proces. Po të ishte ndryshe do të jepja një emër këtu”, tha Berisha./e.t