Last Updated on 14/10/2025 by Kesjana
Dy qytetet më të mëdha të Greqisë janë përfshirë në listën e 20 qyteteve më të rrezikshme në Evropë, bazuar në Indeksin e Krimit të Numbeo-s për vitin 2025.
Ky indeks bazohet në anketa dhe vlerësime të përdoruesve për ndjenjën e sigurisë dhe jo në statistika zyrtare, me shkallën që varion nga 0 në 100.
Në krye të kësaj liste është qyteti britanik Bradford, i cili ka shkallën më të lartë të krimit në Evropë, me 67.1 pikë.
Qytete të tjera britanike si Coventry, Birmingham dhe Londra vijnë më pas, duke e bërë Mbretërinë e Bashkuar vendin me qytetet më të “rrezikshme” në 5 vendet e para evropiane.
Në Greqi, banorët e Athinës dhe Selanikut duket se ndihen më pak të sigurt se rajonet e tjera. Shkalla e krimit në Athinë vlerësohet në 55.3, ndërsa në Selanik është 52.5, duke i vendosur të dy qytetet midis 20 qyteteve me shkallën më të lartë të pasigurisë në Evropë./kb
