Fenomeni i videove të “satisfying content” në TikTok është bërë një trend botëror. Nga prerja e sapunit tek pikturat me ngjyra që përzihen, këto video ofrojnë një stimul vizual që truri e përpunon si relaksim të menjëhershëm.
Psikologët shpjegojnë se ritmi i qetë, ngjyrat harmonike dhe rezultati i parashikueshëm i japin trurit një pushim të vogël nga informacioni i tepërt. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz i shikojnë para gjumit ose gjatë momenteve të stresit./KM
