Last Updated on 22/12/2025 by EL
Protesta e Partisë Demokratike në sheshin para kryeministrisë nisi me fjalimin e deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, i cili tha se protesta e sotme nuk është një ritual politik, por përgjigje ndaj regjimit.
“Këtu pas shpinës time, hyjnë e dalin nga kjo godinë për të zhdukur provat. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e Palloshit, kurse Gysi i ka filmuar të gjithë”, tha Këlliçi.
“Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani, jo kur të dojë ai. Edi Rama nuk di më kë të mbrojë e kë të lëshojë. Mekanizmi përbindshëm ka rënë. Makineria e tyre u mbajt gjallë mbi frikën. Kjo bandë detyroi të ikin 1.1 mln shqiptarë”. m.p.
