Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministri informoi se një fond prej 191.5 milionë lekësh është vënë në dispozicion për 10 bashki të prekura. Sipas tij, shpërndarja e fondeve ka filluar që prej ditës së djeshme dhe vjen pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe verifikimit të plotë të dëmeve.
Kompensimi po realizohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila po transferon fondet drejt bashkive përkatëse, në kuadër të mbështetjes për pasojat e zjarreve të kësaj vere./K.M
