Sipas një studimi të ri të publikuar këtë të mërkurë, 11 shkurt, në revistën shkencore The Lancet Global Health, pothuajse gjysma e njerëzve në botë që përballen me verbëri të shkaktuar nga katarakti ende nuk kanë akses në kirurgjinë e nevojshme.
Katarakti, i cili shkakton mjegullim të thjerrëzës së syrit dhe sjell turbullim të shikimit që mund të çojë deri në verbëri, prek më shumë se 94 milionë persona në nivel global. Kirurgjia e kataraktit konsiderohet një ndër procedurat mjekësore më efikase, zgjat rreth 15 minuta dhe mundëson rikthim të menjëhershëm dhe afatgjatë të shikimit.
Sipas OBSH-së, gjatë dy dekadave të fundit mbulimi global i kirurgjisë së kataraktit është rritur me rreth 15%. Megjithatë, plakja e popullsisë dhe rritja e rasteve me këtë sëmundje kanë shtuar ndjeshëm kërkesën për trajtim./kb
