Last Updated on 11/02/2026 by Monika
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje mori shumicën e votave të deputetëve të Kosovës.
“66 deputetë kanë votuar pro, 44 kundër dhe 8 kanë abstenuar. Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës”, u shpreh, Avni Dehari, deputeti që drejton seancën konstituive.
Pika e radhës në rendin e ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Me konstituimin e plotë të Kuvendit i hapet rrugë edhe formimit të Qeverisë së re./mxh
