Skënderbeu u rikthye te fitorja në Kategorinë e Parë, duke mposhtur 3-2 Apoloninë në javën e 24-t.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me Romarjo Sulon në minutën e shtatë. Barazimi erdhi në minutën e 30-të, kur Saleh Nasr realizoi me kokë.
Në pjesën e dytë, Nasr përmbysi rezultatin me penallti në minutën e 61-të. Sulmuesi shënoi edhe golin e tretë personal në minutën e 80-të. Apolonia ngushtoi diferencën në fund me Topin, por pa ndryshuar fatin e ndeshjes.
Skënderbeu kryeson renditjen me 51 pikë, ndërsa Apolonia mban vendin e nëntë me 24 pikë./mxh
